Dy persona janë arrestuar në një aksion të zhvilluar sot në tre lokacione të rajonit të Pejës.

K.K dhe A.M dyshohen për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Detyrimi”.

“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, ka realizuar një bastisje në tre lokacione në rajonin e Pejës, ku kanë arrestuar dy persona me inicialet K.K dhe A.M, për kryerje të veprave penale “Pjesëmarrja ose  organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së lidhur me veprën penale, “Detyrimi”,  nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Të njëjtit janë dërguar në ndalim për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj dy të ndaluarve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: