I shumëkërkuari Ylli Zalla ka arritur t’i shpëtojë një operacioni policor, pavarësisht se ishte lokalizuar nga uniformat blu. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Xhensila Kodra.

Zalla ishte shpallur në kërkim që prej muajit nëntor, i dyshuar për çështje që lidhen me armëmbajtje pa leje. Sipas burimeve, Policia kishte arritur të zbulonte vendndodhjen e tij në zonën e Zallë, Fushë-Krujë, ku edhe u zhvillua operacioni, por ai mundi të largohej para ndërhyrjes.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme. Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua një tjetër arsenal armësh, pas hetimeve lidhur me atentatin në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe miku u tij, Muçi Shaljani.

Ylli Zalla nuk është emër i panjohur për policinë. 12 vjet më parë është arrestuar për po të njëjtën vepër penale, prodhim të bombave artizanale, dhe i përfshirë edhe në prodhim dhe shitje droge. Në atë kohë dyshohej për lidhje me grupin ISIS për rekrutime të shqiptarëve për xhihad. Vite më parë ai kishte kërcënuar me jetë edhe pronarin e një kompanie çimentoje në Fushë Krujë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: