Aksionet aziatike ranë të enjten teksa tregtarët dhe investitorët reaguan ndaj zhvillimeve të fundit në luftën në Ukrainë, e cila ka nisur prej një muaji.

Indeksi i aksioneve të Morgan Stanley Capital International i Azi-Paqësorit ra me 0.6%.

Indeksi Nikkei 225 i Japonisë ra me më shumë se 1% të enjten në mëngjes, pasi preku nivelin më të lartë të dy muajve në seancën e mëparshme. Tregjet e Kinës gjithashtu u hapën me rënie të enjten në mëngjes.

Kjo vjen pasi presidenti amerikan Joe Biden mbërriti në Bruksel dhe pritet të shpallë një grup të ri sanksionesh ndaj oligarkëve dhe figurave politike ruse.

Çmimet e naftës kanë mbetur në nivele. Nafta e papërpunuar Brent – standardi ndërkombëtar për çmimet e naftës – u rrit me 45 cent ose 0.4%, në 122.05 dollarë për fuçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: