Drejtuesi i Departamentit Brain Gain pranë Partisë Demokratike, Ted Kopliku, i ftuar në studion e News24, ka komentuar aksionin e ri opozitar të drejtuar nga PD.

“Sikurse ‘Foltorja’ shërbeu për bashkimin e PD-së dhe rezultoi një sukses i madh, edhe kjo iniciativë e re është një tentativë për të krijuar një hapësirë reale komunikimi për qytetarët dhe për deputetët e opozitës, të cilët e kanë të pamundur të flasin në Parlamentin aktual”, është shprehur Kopliku.

Ai ka shtuar se krijimi i kësaj platforme të re nuk e pengon aspak analizën e thellë dhe vetëkritikën që duhet të zhvillojë Partia Demokratike për periudhën e kaluar.

“PD mbetet partia më e besueshme dhe më e aftë për të bërë opozitë reale në Shqipëri”, ka përfunduar Ted Kopliku, duke nënvizuar se ky aksion synon të rikthejë zërin e qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre të heshtur në Kuvend.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb