Kreu i AKSHI Mirlinda Karçanaj dhe zëvendës drejtoresha Hava Delibashi janë paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme.

Karçanaj dhe Delibashi ndodhen nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpie”.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 8 masa sigurie në lidhje me dyshime për abuzime me tenderat e AKSHI. Është firmosur “Arrest me burg” për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin. Ndërkohë “Pezullim nga detyra” dhe “Ndalim për të dalë jashtë vendit” është lëshuar për Erion Ismailin. Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta janë personat ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurisë “Ndalim për të dalë jashtë vendit”.

Nga hetimet e SPAK rezultoi se grupi kriminal rrëmbeu për disa orë biznesmenin Gerond Meçe, të cilin përmes kërcënimin e detyruan të heqë dorë nga ankimet për disa procedura tenderuese. Me ndihmën e drejtueseve të AKSHTI, kriteret e tenderave përshtateshin në mënyrë të tillë që fitoheshin nga kompanitë e Ermal Beqirit, ndërsa dyshohet se grupi ka pastruar miliona euro.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb