Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka komentuar për “Panorama TV” konfiskimin në mënyrë anti-ligjore të dy godinave të “Prestige Resort” ditën e sotme teksa tha se kryeministri Rama nuk ka të drejtë të konfiskojë prona pa një vendim gjykate dhe ky fenomen nuk ndodh askund në botë.

“Absolutisht që nuk janë normale por janë në shkelje flagrante të Kushtetutës në shkelje të konventës europiane të të drejtave të njeriut dhe në shkelje të të paktën 16 vendimeve të gjykatës evropiane të të drejtave të njeriut. Në mënyrë të padiskutueshme këto veprime që lidhen me vendimin kontravers të qeverisë sipas të cilit kryeministri ka të drejtë të konfiskojë prona janë absolutisht të paligjshme.

Çdo kush që kryen veprimet të tilla duhet të mbajë përgjegjësi ligjore para organeve të drejtësisë së re. Vendimi për të konfiskuar prona pa një vendim në gjyqësor bie ndesh me Kushtetutën dhe konventën e të drejtave të njeriut asnjë kryeministër në botë nuk mund të konfiskojë pa një vendim gjyqësor pronën e çdo shqiptari. Konfiskimi si term ligjor është një term që i përket sistemit të drejtësisë dhe ka të bëjë në mënyrë permanete. Nëse një individ apo person kryen një shkelje administrative në mënyrë proporcionale sanksionoi që duhet të vijnë nëpërmjet qeverisë apo kryeministrit duhet të të vijë nga drejtësia”, tha Hailimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb