Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin e ndërmarrë sot në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se është arrestuar punonjësi i policisë Rezart Kuci pjesë e grupit të Ines Hajrullas. Ai është arrestuar në lidhje me veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.
Mësohet se Kuçi kishte postin e shefit të seksionit të policisë shkencore në DVP Kukës.
Më parë ai ka mbajtur postin e Zëvendës Shef Komisariati/Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1.
