Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, pritet që këtë të martë, në orën 12:00 të zhvillojë takimin e radhës, ku do të diskutohet forma sesi do të vazhdojë aksioni opozitar. Aktualisht në tavoline janë hedhur 3 propozime nga deputetë të ndryshëm. Ideja e pare është që kërkesat për komisionet hetimore parlamentare të ridërgohen përsëri, dhe nga ana tjetër, nëse grupi do të vazhdojë apo jo aksionin e bllokimit të parlament, do të varet nga qëndrimi i Partisë Socialistë.

Propozimi i dytë, është ai i ngujimit të deputetëve të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, deri në plotësimin e kërkesave të PD-së së Rithemelimit. Ky propozim përkrahet nga një shumicë e deputetëve të opozitës.
Propozimi i tretë, është veprimi me ekstrem, greve urie.

Kjo ide përkrahet aktualisht nga disa deputete. Ndër të Dashnor Sula, Bledjon Nallbati, Saimir Korreshi, Isuf Celaj. Greva e urisë, nëse ndërmerret si hap, do të përfundojë vetëm me plotësimin e kërkesave të opozitës, që lidhen me ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare dhe zëvendësimin e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Dhe sipas gjasave, sesi do të vazhdojë aksioni i opozitës, pritet të vendoset këtë të martë.
Ndërsa opozita duket se nuk do të ndalojë as takimet në terren, të nisura nga Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, që para protestës së 20 shkurtit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: