TIRANE

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me kryetarët e LSI-së në rrethe. Gjatë takimit, Kryemadhi mësohet të jetë shprehur se LSI është e angazhuar në aksionin opozitar që të jetë sa më pranë qytetarëve.

Kryetarja e LSI e ka cilësuar varfërinë si prioritetin kryesor të partisë që ajo drejton.

“Opozita është e bashkuar kundër keqverisjes, varferisë dhe largimit të të rinjve nga vendi. Lufta kundër varferisë proriteti kryesor.Të gjithë në terren në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetaret.”-tha Kryemadhi.

Gjatë ditës së djeshme PD firmosi një marrëveshje me 10 pika për krijimin e koalicionit opozitar me aleatët e saj, ku edhe diskutua edhe për aksionin opozitar.

Disa nga partitë nënshkruese të marrëveshjes ishin: Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) e Monika Kryemadhit, Partia Republikane (PR) e Fatmir Mediut, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) e Dashamir Shehit, Partia për Drejtësi dhe Unitet (PDIU) e Shpëtim Idrizit, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) e Vangjel Dules, Partia Agrare Ambientaliste (PAA) e Agron Dukës, Partia Demokristiane (PDK) e Nard Ndokës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb