Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ka reaguar ashpër pas rrethimit të godinës së News24 dhe ndërprerjes së punës së gazetarëve, si pasojë e moslejimit të hyrjes në ambientet e punës dhe ndërprerjes së energjisë elektrike.

Sipas Gjunkshit, përtej çdo alibie, kjo ngjarje është një mesazh i qartë nga qeveria: kush nuk i shërben propagandës, do të mbyllet.

“Sot, policia, me urdhër politik, ka rrethuar godinën e televizionit Neës24, dhe ka bllokuar hyrjen e gazetarëve dhe ka fikur sinjalin e transmetimit.

Ky është një akt i papranueshëm i censurës, një sulm frontal ndaj lirisë së medias dhe një precedent i rrezikshëm për demokracinë në vend. Çdo konflikt kontraktual apo pronësor zgjidhet në gjykatë, jo me ndërhyrje të forcave të armatosura dhe fikje të kamerave.

Përtej çdo alibie, kjo ngjarje është një mesazh i qartë nga qeveria: kush nuk i shërben propagandës, do të mbyllet. Sot është News24, nesër mund të jetë çdo media tjetër, çdo zë kritik, çdo qytetar që guxon të flasë” – shkruan Gjunkshi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb