Kandidati i PS-së për deputet, Plarent Ndreca e cilësoi një akt të paprecedent protestën e kontrollorëve të Albcontrol.

I ftuar në “Real Story” në ‘News24’, Ndreca tha se është vepër penale organizimi i një greve.

“Përveç se është një grevë, nëse do të quhej e tillë, pasi ka disa definicione. Kjo është braktisje e detyrës dhe është vepër penale. Ëhtë e ndaluar me ligj bërja e grevave. Neni 19/ 5 i kodit të punës, e specifikon që ndalohet greva. Nëse nuk do të ishte e tillë, në çdo rast nuk bëhen këto penalizime. Nuk ndërpritet shërbimi minimal. Pasi ky është detyrim i kompanisë. E drejta e grevës ka për qëllim që të ndërgjegjësojë punëdhënësit për të drejtat e punëmarrësit. Shërbimi i kontrollit ajror është e asaj natyre që cënon drejtpërsëdrejti. Këtë ngjarje e kam marrë vesh nga një miku im në Gjenevë. Unë nuk e dija. Kishte bërë përshtypje atje dhe ishte prishur i gjithë itinerari. Kjo është një vepër penale.”, tha Ndreca.

Mes të tjerash ai komentoi qëndrimin e presidentit Ilir Meta.

“Aty ka një prapavijë që nuk është ligjore. Se ça pune ka Meta në këtë mes! Janë gjykatat. Se ça pune ka ai këtu se kuptoj! Kjo është tregues tjetër se dhe kjo duket se ka prapavijë politike ndaj këtij akti që është i paprecedent.”, pohoi ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: