Zëdhënësja e PD Jola Hysaj ka reaguar në lidhje me aksionin e marrë për konfiskimin e Prestige Resort.

Hysaj tha se frymëzimi i qeverisë për t’i mbyllur gojën shqiptarëve opozitës dhe medias nuk pyet as për ditë pushimi.

Ajo e quajti aksionin e sotëm një akt vandal në dhunim të fjalës së lirë, ndërsa shtoi se një hakmarrje e tillë mund të vijë vetëm nga një kryeministër i sëmurë patologjik.

Postimi i plotë:

Çdo ditë tema kryesore është pse ikin shqiptarët, çdo ditë dëgjojmë në lajme vrasje makabre duke na shtuar pasigurinë dhe terrorin.
Sot është Dita e Sulltan Novruzit,ditë ku hareja dhe mirësia na shoqëron drejt pranverës, çdo ditë e më shumë paaftësia e shtetit në ruajtjen e sigurisë bëhet më evidente.
Por do ti ,që sa herë ka ditë pushimi frymëzohet shteti për të punuar??
Dëshira për t’i mbyllur gojën shqiptarëve, opozitës e medias bëhet gjithmonë e më e fortë .
Ajo ç’ka po ndodh me Prestige Resort, sërisht është një akt vandal e një tentativë e vazhdueshme për të dhunuar biznesin dhe fjalën e lirë .
Hakmarrja mafioze e kryeministrit nuk paska të sosur, vetëm një i sëmurë patologjik, një diktator arrin deri në këtë pikë.
Tejkalim dhe dhunim i çdo të drejtë të njeriut, neser mund t’i ndodh secilit prej nesh ajo çfarë po ndodh me një nga bizneset dhe mediat më të mëdha në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: