Këshilltari ekonomik në PD, Dorjan Teliti ka akuzuar qeverinë se me aktin normativ të buxhetit dhjetor 2025 dhënë Albcotrol, po tentohet mbushja e gropës së hapur nga humbja e gjyqit me biznesmenin italian, Francesco Becchetti.
Sipas Telitit, qeveria dështon, Becchetti arkëton, qytetari paguan.
“Përveç ‘gjobës’ 30 milionë euro të tetorit, Qeveria e mbylli vitin 2025 me një tjetër ‘gjobë’ të radhës.
Ndërsa qytetarët bënin llogaritë e festave me qindarka, me një Akt Normativ të Buxhetit në fund të dhjetorit 2025, qeveria i kaloi 40 milionë euro të tjera Albcontrol-it.
Pse? Jo për investime, por për të mbushur gropën e Becchetti-t!”, shkruan Teliti në një postim në rrjetin social Facebook.
Reagimi i plotë
Përveç ‘gjobës’ 30 milionë euro të tetorit, Qeveria e mbylli vitin 2025 me një tjetër ‘gjobë’ të radhës.
Ndërsa qytetarët bënin llogaritë e festave me qindarka, me një Akt Normativ të Buxhetit në fund të dhjetorit 2025, qeveria i kaloi 40 milionë euro të tjera Albcontrol-it.
Pse? Jo për investime, por për të mbushur gropën e Becchetti-t!
Bilanci i turpit për vitin 2025:
30 Milionë Euro në tetor.
40 Milionë Euro në dhjetor.
70 MILIONË EURO në total!
Këto janë paratë e mësuesve, mjekëve dhe pensionistëve që qeveria i djeg për të larë faturat e arrogancës së saj nëpër gjyqe të humbura ndërkombëtare.
Skema është e qartë: Qeveria dështon, Becchetti arkëton, qytetari paguan.
Kjo nuk është qeverisje, është grabitje me firmë dhe vulë!
Pyetje për shqiptarët: Deri kur do të mbushni vrimat e zeza të këtij pushteti me djersën tuaj?
