Këshilltari ekonomik në PD, Dorjan Teliti ka akuzuar qeverinë se me aktin normativ të buxhetit dhjetor 2025  dhënë Albcotrol, po tentohet mbushja e gropës së hapur nga humbja e gjyqit me biznesmenin italian, Francesco Becchetti.

Sipas Telitit, qeveria dështon, Becchetti arkëton, qytetari paguan.

“Përveç ‘gjobës’ 30 milionë euro të tetorit, Qeveria e mbylli vitin 2025 me një tjetër ‘gjobë’ të radhës.

Ndërsa qytetarët bënin llogaritë e festave me qindarka, me një Akt Normativ të Buxhetit në fund të dhjetorit 2025, qeveria i kaloi 40 milionë euro të tjera Albcontrol-it.

Pse? Jo për investime, por për të mbushur gropën e Becchetti-t!”, shkruan Teliti në një postim në rrjetin social Facebook.

Reagimi i plotë

Përveç ‘gjobës’ 30 milionë euro të tetorit, Qeveria e mbylli vitin 2025 me një tjetër ‘gjobë’ të radhës.

Ndërsa qytetarët bënin llogaritë e festave me qindarka, me një Akt Normativ të Buxhetit në fund të dhjetorit 2025, qeveria i kaloi 40 milionë euro të tjera Albcontrol-it.

Pse? Jo për investime, por për të mbushur gropën e Becchetti-t!

Bilanci i turpit për vitin 2025:

30 Milionë Euro në tetor.

40 Milionë Euro në dhjetor.

70 MILIONË EURO në total!

Këto janë paratë e mësuesve, mjekëve dhe pensionistëve që qeveria i djeg për të larë faturat e arrogancës së saj nëpër gjyqe të humbura ndërkombëtare.

Skema është e qartë: Qeveria dështon, Becchetti arkëton, qytetari paguan.

Kjo nuk është qeverisje, është grabitje me firmë dhe vulë!

Pyetje për shqiptarët: Deri kur do të mbushni vrimat e zeza të këtij pushteti me djersën tuaj?

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb