lir Dedaj, shqiptar që jeton në Angli, ka folur në News24 për protestën e zhvilluar një ditë më parë para Kuvendit dhe Kryeministrisë dhe qëndrimin e diasporës ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend.

Dedaj tha se gjatë protestës kishte vënë re një disbalancë të madhe mes numrit të protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa theksoi se policia kishte bllokuar kalimin e qytetarëve në aksin pranë Kuvendit.

“Dje kam parë një disbalancë të numrit mes protestuesve dhe policisë. Policia ndaloi kalimin e çdo qytetari në këtë aks në Kuvend. Protesta ka dhënë efektet e saj dhe pushteti ndodhet para një frike përballë protestave. S’e kuptoj pse është kjo frikë. Kjo është protestë e popullit.”, pohoi ai.

Ai u shpreh se protesta, sipas tij, ka qenë e qetë dhe pa akte dhune, ndërsa akuzoi pushtetin se po përpiqet ta paraqesë protestën si të dhunshme.

“Protesta ka qenë e qetë, nuk ka pasur dhunë. Nga ana e pushtetit shihet se ata duan ta mbajnë pushtetin me dhunë dhe ata duan që ta shfaqin që protesta do të kalojë në dhunë. Ne si diasporë mendojmë se protesta duhet të vazhdojë paqësisht, por të përshkallëzohet. Kjo protestë është shembull edhe në mbarë botën. Përshkallëzimi mendohet të jetë paqësor.”, tha aktivisti.

Duke folur për aksionet e ardhshme, Dedaj përmendi edhe bllokimin e rrugëve si një prej formave të protestës paqësore, duke theksuar se për këtë nevojitet një pjesëmarrje e gjerë.

“Mbrëmë u bë bllokimi i rrugës, paqësisht. Ky veprim do përbashkim, numër të madh. Duhet që dhe qytetet e tjera ta mbështesin. Ne jemi gati që të qëndrojmë 1 javë, 10 ditë, që të jemi aty, pa ndalim, tërë ditën, apo tërë natën, para institucioneve. Këto ide kemi, të shohim ku do të arrijmë.”, përfundoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb