Aktivisti Arben Kola, në fjalën e tij në protestën e 114 kombëtare kundër qeverisë kishte një mesazh për Policinë.

Kola kishte një mesazh për shefin e komisariatit numër 1 Ervin Hasrama. Ai tha se Hasrama duhet që të lidhë “zagarët” e tij e mos provokojë popullin paqedashës.

Kola theksoi se Ramoviç si armik i popullit shqiptar u prit me protesta të fuqishme edhe në Amerikë.

Arben Kola: 114 netë vetëdije qytetare dhe kombëtare sot. Një mesazh shkon për shefin e Komisariatit 1 Ervin Hasrama, lidh zagarët e mos provoko popullin se pushteti shkon e vjen, Shqipëria ngelet. Ndaj populli iu ka thirrur një parrullë “Ju policë patronazhistë, mos veproni si fashistë”.

Desha t’ju them se shqiptarët në Amerikë kanë pritur me protesta antishqiptarin Ramoviç. Bashkëatdhetarë bashkohuni sa më shumë në Nju Jork, ashtu si thotë kënga “Mbahu nëno mos kij frikë se ke bijtë në Amerikë”.

Të thërrasim gjithë bashkë parrullën që na ka mbledhur të gjithë shqiptarëve “Rama në burg, Berisha në burg”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb