Nga protesta e 100-të kombëtare qytetare, e cila po zhvillohet përpara Kryeministrisë në Tiranë, aktivisti Edison Lika u shpreh i vendosur se qytetarët do ta çojnë deri në fund kauzën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Lika theksoi se, pavarësisht 100 ditëve të protestave të njëpasnjëshme, qytetarët vijojnë të jenë po aq të motivuar dhe entuziastë sa në ditën e parë.

“Ka pasur shumë vende ku ka pasur rezistencë të gjatë. Por këtu është protestuar për një Shqipëri të re. Jo vetëm është protestuar 100 ditë me radhë, por ka të njëjtin entuziazëm që ditën e parë”, u shpreh ai.

Duke iu drejtuar protestuesve, Lika ngriti pyetjen nëse qytetarët janë të gatshëm ta vijojnë rezistencën deri në arritjen e qëllimit.

“Orë, a do ta rrëzojmë Edi Ramën me gjithë sistemin e korruptuar?! A ka vullnet që të jemi këtu edhe 100 ditë, po qe nevoja?”, tha Lika.

Sipas tij, pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e 100-të dhe entuziazmi i tyre përbëjnë një shqetësim për çdo pushtet. “Pikërisht kjo pjesëmarrje sot dhe ky entuziazëm është makthi i këtij pushteti, por i çdo pushteti”, deklaroi Edison Lika.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb