Një vatër zjarri është aktivizuar këtë pasdite në fshatin Suhë të Bashkisë Libohovë, në Gjirokastër.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se flakët po përhapen me shpejtësi, si pasojë e erës.
Ndërkohë, forcat zjarrfikëse të Libohovës, Dropullit dhe nga Drejtoria e Gjirokastrës janë nisur drejt vendngjarjes, për të punuar në shuarjen e flakëve.
(BalkanWeb)
