Gaz Paja dhe vëllezërit korçarë kanë një miqësi të hershme, të cilën të gjithë fansat e tyre e kanë venë re në daljet e tyre apo në rrjetet sociale.

Aktori Gaz Paja tregoi se prej 7-8 vitesh i është bashkuar një mikut të tij në një biznes në Dhërmi, i cili është mik edhe i vëllezërve korçarë. Ata thanë se vazhdimisht mblidhen aty së bashku dhe shijojnë mrekullinë e bregdetit ose “parajsën” siç e quajti aktori.
Por miqësia e tyre ka filluar shumë herët, dhe Gazi kujtoi se njohja e tyre ka qenë e hershme kur Endri dhe Stefi sapo ishin kthyer nga Greqia dhe kishin filluar të njiheshin në Shqipëri. Ata kishin një lokal në Korçë, dhe Gazi tregoi se i kishin ardhur dy miq nga Londra dhe së bashku me ta u nisën për të shkuar aty, por rrugës kishin patur probleme me makinën, dhe arrijnë tepër vonë nga ora 2 e ca në Korçë, e megjithatë vëllezërit i prisnin.

Më tej Gazi tregoi se me Endrin dhe Stefin ka një miqësi shumë të ngushtë, aq sa kanë fjetur në një dhomë, teksa qesh, ai tha se me Endrin madje ka fjetur dhe me një krevat.

Në “Dola te Ola” si rrallëherë Gazi tregoi disa histori të bukura dhe shumë gazmore nga netët e gjata që ata kalojnë së bashku, të cilat nuk duhen humbur pa dëgjuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb