Aktori i njohur Jason Momoa ka ndarë momentet dramatike që përjetoi së bashku me familjen e tij, pasi u detyruan të braktisnin shtëpinë në Hawaii për shkak të një stuhie të fuqishme që shkaktoi përmbytjet më të rënda në dy dekadat e fundit.
Ylli i Aquaman tregoi përmes një postimi në Instagram se u larguan nga bregu verior i Oahu të premten, pas ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe reshjeve të dendura që sollën ujëra me baltë, duke shkatërruar shtëpi, rrugë dhe automjete.
“Jemi të sigurt për momentin, por ka shumë njerëz që nuk janë, kështu që po ju dërgojmë gjithë dashurinë tonë”, u shpreh Momoa, duke theksuar se situata mbetet kritike dhe shumë banorë janë ende në rrezik.
Përmbytjet masive pranë Diga Wahiawa çuan në evakuime të shumta, ndërsa aktori publikoi edhe pamje me dallgë të fuqishme pranë shtëpisë së babait të tij.
Në një tjetër reagim, Momoa bëri të ditur se ai dhe grupi i tij muzikor Öof Tatatá kanë anuluar një koncert bamirësie për arsye sigurie, duke shtuar se mund të organizojnë një performancë online për të mbështetur të prekurit.
Sipas autoriteteve, më shumë se 230 persona janë shpëtuar nga zonat e përmbytura, ndërsa dëmet pritet të kalojnë 1 miliard dollarë. Rreth 10 persona janë shtruar në spital me hipotermi, por fatmirësisht nuk raportohen viktima.
Jason Momoa escapes raging Hawaii floods as powerful storm batters the island: 'We're safe for now' https://t.co/PGPyiwO13a pic.twitter.com/vBf8f0ipNH
— New York Post (@nypost) March 21, 2026
Hollywood star Jason Momoa was among thousands of Hawaiians forced to flee as a powerful storm battered the islands and caused dangerous, potentially fatal flooding. https://t.co/4I3R7Xg6mt pic.twitter.com/GdJW2yum5C
— Karli Bonne’ 🇺🇸 (@KarluskaP) March 21, 2026
