Në çdo fillim sezoni është bërë traditë tashmë publikimi i emrave që largohen nga njëri ekran drejt një tjetri. Një nga emisionet që këtë sezon të ri duhet ta nisë pa disa prej figurave më të dashura është edhe “Portokallia”.

Pas Gaz Pajës është përfolur edhe emri i Erion Isait, aktori i njohur i spektaklit të humorit, për të cilin ka pasur aludime edhe për konfikte me regjisorin Altin Basha.

Nuk dihet nëse ka qenë apo jo kjo arsyeja, por aktori i spikatur për një sërë rolesh në Portokalli ka vendosur ta përmbyllë rrugëtimin e tij në këtë spektakël dhe në Top Channel.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Isai në profilin e tij zyrtar të Facebook duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët që ka pasur gjatë këtyre viteve.

21270873_1328750200585894_7289938795205831531_n (1)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb