Aktori i njohur amerikan Steven Seagal, i cili ka nënshtetësi ruse, është bashkuar me partinë politike ruse ”A Just Russia”, njoftoi gazeta RBK.

”A Just Russia” është pjesë e opozitës në parlamentin rus, por thuhet se është besnike ndaj regjimit.

Sipas zëdhënësit, Seagal më parë u bë një anëtar i partisë ”For Truth” e shkrimtarit Zakhar Prilepin, e cila është afër qeverisë.

Aktori 69-vjeçar është i njohur për rolet e tij në filma aksion si ”Above the Law” dhe “Hard to Kill”.

Presidenti rus, Vladimir Putin i dha shtetësinë ruse Seagal në 2016.

Ata të dy praktikojnë artet marciale.

Aktori gjithashtu mban nënshtetësinë amerikane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: