Tristan Rogers, aktori i serialit të famshëm “General Hospital” ka ndërruar jetë të premten në moshën 79-vjeçare.
Menaxherja e tij, Meryl Soodak tha për ABC7 se shkaku ishte kanceri në mushkëri. Ajo theksoi se ai nuk kishte konsumuar kurrë cigare.
“E gjithë familja e ‘General Hospital’ është zemërthyer që ka mësuar për largimin nga jeta të Triastan Rogers”, tha Frank Valentini, producenti ekzekutiv i serialit në një deklaratë.
I lindur në Melburn, Australi, Rogers e nisi karrierën duke luajtur bateri në një bandë rock, më pas vazhdoi me disa punë në modeling për të bërë para. Apsi grupi u shpërbë, vendosi të provonte aktrimin. Pas disa roleve të ndryshme në Australi, ai punoi edhe si DJ dhe më pas u shpërngul në Los Anxheles duke u përpjekur të hynte në Hollywood.
Ai thoshte se regjisorët fillimisht e refuzonin për shkak të theksit, por më pas mori një rol dyditor në “General Hospital” në vitin 1980. Kur dita e parë thuajse kishte mbaruar, ai mori ofertën për të vazhduar në episode të tjera.
Rogers ka luajtur edhe në “The Bold and the Beautiful,” “The Young & the Restless” dhe “Studio City”. Ai ka lënë pas bashkëshorten, Teresa Parkerson dhe një vajzë e një djalë.
(BalkanWeb)
