Ndërsa diskutohej për ecurinë e reformës në drejtësi dhe krizën që ka kapluar vendin, aktori Laert Vasili u përball ashpër me ish-deputetin demokrat, Tritan Shehu në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24. Vasili tha se opozita po bën teatër me shqiptarët dhe se e do pushtetin në tavolinë.

Aktori, u ndal edhe te situata politike në shtetin fqinj, Greqinë, ndërsa tha  se ndryshe nga opozita shqiptare ata zgjodhën të futeshin në zgjedhje dhe të fitonin.

Laert Vasili– Teatër po bëni ju për popullin shqiptar. Zoti Shehu, demokracia meqë e morët si shembull nuk i dogji mandatet por ndejti në parlament dhe fitoi zgjedhjet. Ka një problem që ju nuk dëgjoni. Partia e djathtë në Athinë nuk i dogji zgjedhjet, u fut në zgjedhje dhe i fitoi. Mua më vjen keq për ju. Ju e doni pushtetin në tavolinë. Po marrin dhe rraskapisin njerëz i paguajnë 20 mijë lekë. Shumica e tyre janë të dehur.

 Tritan Shehu: Unë nuk kam asgjë me ta. Problemin e kam me veten tonë. Ne shpeshherë Rudina, i  vemë në piedastal i japim role të panevojshme për realitetin. Flancestein ishte thjesht deputet  europian, as zoti i madh. Ata janë aq sa janë. Realiteti shqiptar jemi ne ata që jetojmë dhe që përpiqemi të zbatojmë një projekt të zbatueshëm  me BE.  Po ti japësh role, t’i kërkosh t’i japësh role njerëzve që as se njohin Shqipërinë, është krejtësisht e gabuar. Ne krijojmë figura idiolike që ose i shajmë ose i krijojmë në mënyra të ndryshme. Dakord që jam dy grupet e mëdhaja ranë, kjo krijon polaritetet. Janë grupi socialist, plus i shtohen edhe të gjelbërit që janë sovranistë.  Në Itali, Salvini kanë marrë 51 %. Ai ka kundërshtimet e veta për emigrantët. Unë nuk hy për çështje humane, unë hy në çështje politike.  Italia që është partner strategjik për ne dominon e djathta.

Paskal Milo:  Nuk besoj se demokracia e re mund të marrë qasje antiemigrante shqiptare. Është një qasje e re që nuk ka marrë politika të forta. Zgjedhjet europarlamentare ndryshojnë nga ata kombëtare. Ne duhet  të kënaqemi që raportet në BE mbeten thuajse të njëjta në favor të Shqipërisë. Ne duhet të kënaqemi që nuk fitoi tendenca sovraniste e mbylljes së dyerve.

Sa të zgjidhen institucionet e BE, do kalojnë ca kohë. Negociatat, nuk dihet sa zgjasin për ne ka rëndësi rezultati. Unë besoj se BE, aktorët kryesorë, në mënyrë të veçantë, Franca, Gjermani, do të rikthejnë vëmendjen ndaj zhvillimeve shqiptare. Unë pres që ndërhyrja e BE në Shqipëri është e domosdoshme. Mazhoranca e ka të pamundur të ulet.

Qoftë BE, qoftë SHBA janë përmbajtur respektimit të shqiptarëve përmes zgjedhjeve. Ky është parimi bazë. Opozita me gjithë thirrjet që i bën kryeministrit Rama, për t’u ulur në tavolinë, janë më shumë lëvizje taktike qoftë për situatën brenda vendit.

Lart Vasili: Ju keni ikur. Bëni mirë të ikni. Ju keni braktisur mandatet

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb