Richard Gere dhe gruaja e tij, Alejandra , kanë krijuar një familje me dy djem, përveç dy fëmijëve të tjerë që secili prej tyre ka nga marrëdhëniet e mëparshme.

Ata shmangin ekspozimin e tyre në publik, por herë pas here shpërndajnë foto nga përditshmëria e tyre në Instagram, duke u kujdesur të mos shfaqin fytyrat e fëmijëve.

Një foto e tillë e veçantë u nda nga mamaja 39-vjeçare dhe partnerja e aktorit karizmatik, me djalin e tyre 3-vjeçar, Aleksandrin, duke vrapuar përpara dhe hijet e prindërve të tij binin në rrugë. Në mbishkrim, mami shkruan shkurt:”Babi, mami dhe Aleksandri “, me një zemër pranë emrit të fëmijës.

Çifti ka një djalë tjetër, rreth dy vjeç. Richard Gere ka një djalë 22-vjeçar, Homerin, me ish-gruan Carey Lowell, ndërsa Alejandra ka Albertin 9-vjeçar nga një lidhje e mëparshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alejandra Gere (@alejandragere)

Pak para dasmës së tyre në vitin 2018, një burim i afërt me familjen i tha revistës People se ata janë ” plotësisht rehat me njëri-tjetrin, duke u argëtuar së bashku dhe duke pritur me padurim të ardhmen e tyre së bashku “.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb