Anna Faris u shfaq në podkastin e Chelsea Handler, Dear Chelsea dhe foli për fundin e dy martesave të saj të para. Aktorja 45-vjeçare ishte e martuar me Ben Indra-n nga viti 2004 deri në vitin 2008 dhe me Chris Pratt – me të cilin ka djalin 9-vjeçar Jack – nga viti 2009 deri në 2018-ën.

Ndërsa korrikun e kaluar, ajo zbuloi se ishite martuar në mënyrë sekrete me kinematografin Michael Barrett.

“Unë jam divorcuar dy herë,” tha Faris për Handler. “U godita fort herën e parë. U shndërrova në dikë që nuk e njihja. Isha gjithmonë ai lloj personi që e kishte frigoriferin të mbushur. Dhe kam shtruar shumë darka. Ishte kur kisha miq. Pas divorcit, unë e gjeta veten në një apartament vetëm me birra dhe mustardë në frigorifer. Unë po dilja gjatë gjithë kohës. Nuk kisha kujt t’i dërgoja mesazhe apo ta telefonoja dhe t’i thosha: Hej, a mund ta bëj këtë?”

Aktorja tha se ishte gjithashtu një periudhë çliruese, duke shtuar se u kthye në moshën 17-vjeçare. Mirëpo, ajo tha se edhe ishte e tmerruar se nuk ishte një partnere e mirë.

“Isha e tmerruar që nuk isha një partnere e mirë. Sidomos kur isha më e re, isha aq e vetëdijshme për trupin tim. Nuk doja që askush ta shihte atë. Por doja dëshpërimisht të isha e dëshiruar.”

Në maj 2021, Faris reflektoi për divorcet e saj përmes podcast-it të saj “Anna Faris Unqualified” dhe se tani i sheh ndryshe nga kur ndodhën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: