Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka zhvilluar kontrolle në tregun agroushqimor në Tiranë, pas një denoncimi për tregtim të produkteve ushqimore të pasigurta me origjinë shtazore.

Gjatë inspektimeve në pesë subjekte, u konstatuan 197.5 kg produkte të pasigurta, përfshirë djathë kaçkavall dhe fruta të thata, si dhe 2214.2 kg produkte në mungesë etiketimi, konkretisht sallam dhe fruta të thata.

Për shkeljet e evidentuara, trupa inspektuese vendosi gjithsej 7 masa administrative me gjobë, për tregtim ushqimi të pasigurt, mungesë gjurmueshmërie dhe mungesë etiketimi, në një vlerë totale prej 1.600.000 lekësh. AKU bëri të ditur se kontrollet në terren do të vijojnë me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi i AKU-së
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle në tregun Agroushqimor në Tiranë, në subjekte të cilat tregtonin produkte me origjinë shtazore, pas një denoncimi të ardhur për tregtim të produkteve ushqimore të pasigurta.

Gjatë kontrolleve të kryera në pesë subjekte u konstatuan 197.5 kg produkte të pasigurta djathë kaçkavall dhe fruta të thata, si dhe 2214.2 kg produkte në mungesë etiketimi (sallam dhe fruta të thata). Për shkeljet e konstatuara nga trupa inspektuese u vendosën gjithsej 7 masa administrative me gjobë, për tregtim ushqimi të pasigurt, mungesë gjurmueshmërie dhe mungesë etiketimi në vlerën totale 1.600.000 lekë. AKU do të vijojë kontrollet në terren me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: