Aeroporti i Berlinit, ‘Brandenburgut’ mbetet i mbyllur këtë mëngjes, pa asnjë aeroplan në gjendje të ngrihet për shkak të akullit të zi dhe shiut të ngrirë që vazhdon , tha një zëdhënëse e aeroportit.
“Për shkak të akullit të zi dhe shiut të ngrirë që vazhdon, aktualisht nuk janë të mundura ngritje ose ulje në Aeroportin e Berlinit “, tha zëdhënësja.
Ajo shtoi se ekipet tokësore të aeroportit bënë përpjekje gjatë natës për të hequr akullin e zi (një sipërfaqe akulli e lëmuar, pothuajse e padukshme dhe shumë e rrëshqitshme, zakonisht në një sipërfaqe të errët) nga pista e aeroportit dhe zonat e tjera ku ata operojnë, por pa sukses dhe sipërfaqet aktualisht janë jashtëzakonisht të rrëshqitshme.
Mbetet e paqartë se kur do të jetë në gjendje të rifillojnë fluturimet. Ngritjet dhe uljet në aeroport ishin pezulluar dje, të enjten, në mbrëmje për shkak të akullit të zi.
