Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur akuzës së DASH se gjatë pushtetit ka ndihmuar aleatët e tij të përfitonin.

Berisha përmend Mediun dhe Metën. Ai thotë se Mediut si ministër iu hoq imuniteti pas shpërthimin në Gërdec.

Ai përmend edhe rastin e Ilir Metës në 2011, ku tha se jo vetëm dha dorëheqjen si zv/kryeministër, por kërkoi hapjen e procesit dhe u përball në Gjykatë.

Berisha thotë se ai është autor i heqjes së imuniteteve dhe kjo nuk është ndërhyrje siç thotë DASH>

‘’Ajo që mund të them është pa asnjë bazë. Sali Berisha është autor i heqjes së imuniteteve në këtë vend. Heqja e imuniteteve. Ishministri Fatmir Mediu pas ndodhisë në Gërdec i kemi hequr imunitetin,e  votuam. Çfarë ndërhyrje qenka kjo, heqja e imunitetit. Çfarë ndërhyrje është për Metën, kur hoqi vetëm imunitetin, kërkoi hapje të procesit. U përball dhe në Gjykatë.

Qeveria nuk është Gjykatë. Prandaj i jam drejtuar Gjykatës.

PD do të ndihej në vështirësi nëse ky person nuk i adresohej një Gjykatë neutrale për të bërë drejtësi. Nëse duan të bëjnë vetë Prokurorin, vetë Gjykatësin, kjo jo. ‘’- tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb