Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka vlerësuar si të padrejtë shkarkimin nga procesi i vettingut të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi.
Avokati i tij, Ylli Manjani, deklaroi se pas këtij vendimi “shteti duhet ta kthejë në punë”.
Më herët, GJKKO e ka shpallur të pafajshëm Selimin për akuzën e ngritur nga SPAK lidhur me refuzimin për deklarim dhe fshehjen e pasurisë.

