Drejtori i bankës qendrore të Sllovakisë u shpall fajtor për korrupsion dhe u gjobit me 100,000 euro të enjten, sipas Gjykatës Speciale Penale të Sllovakisë.
Peter Kazimir, i cili është gjithashtu anëtar i këshillit drejtues të Bankës Qendrore Evropiane, u dënua me dy vjet me kusht dhe mund të shkojë në burg nëse nuk paguan gjobën.
Vendimi, i cili nuk është ende i formës së prerë, u dha më 3 prill pa gjyq, tha zëdhënësja e Gjykatës Katarina Kudjakova.
Kazimir akuzohet se ka dorëzuar një ryshfet prej 48,000 euro në zyrën e taksave të vendit lidhur me një hetim të kompanive private, ndërsa çështja daton në kohën kur ai ishte ministër i financave i Sllovakisë nga viti 2012 deri në vitin 2019.
