Ndalohet nga policia shefja e Shërbimit te Provës ne Laç, Lindita Lelcaj. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Elidon Ndreka për ‘BalkanWeb’. Ndalimi është bërë pasditen e sotme.
Bëhet e ditur se Lelcaj akuzohet për korrupsion. Burime bëjnë me dije po ashtu se operacioni per ndalimin e Shefes së Shërbimit te proves ne Laç, eshte bere i mundur nepermjet personave te infiltruar, me metoda proaktive.
Deri më tani policia nuk ka dhënë asnje njoftim zyrtar per ngjarjen.
