TIRANE- Prokuroria ka kërkuar 4 vite burg për Majlinda Andrean, e cila akuzohet për korrupsion në lidhje me një vendim për njohjen e një prone prej 40 hektarësh në Butrint. Organi i akuzës ka kërkuar ndër të tjera që ish-gjyqtares t’i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike.
Majlinda Andrea dhe bashkëshorti, Odise Andrea akuzohen për korrupsion. Ish-gjyqtarja akuzohet se ka dhënë një vendim për njohje pronësie kundrejt një shume parash prej 50 mijë euro.
Bashkëshorti i saj, Odhise Andrea, ka komunikuar me sekserin Petraq Dashi dhe i ka kërkuar atij 50 mijë euro për marrjen e vendimit në favor të tij për pronën në Sarandë. Trualli pretendohej nga Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, të cilin kishin nisur edhe procesin gjyqësor ku gjyqtare ishte Majlinda Andrea. Po ashtu, Prokuroria ka kërkuar sot 4 vjet për Petraq Dashin, 2 vjet për Ilia Cabiri dhe 1 vit Eleni Linon.
(ed.me/BalkanWeb)
