Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq shoqërinë “Arb&Trans 2010” shpk, pas akuzave për ndërtim të paligjshëm. I pandehur është marrë edhe Shyqyri Maloku, administrator i kësaj shoqërie.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se të pandehur për ndërtim të paligjshëm janë marrë dhe H.Gj., me punë inxhinier ndërtimi, D. Gj., me punë inxhinier ndërtimi, E. N., topograf, O. B., me punë inxhiniere ndërtimi pranë shoqërisë “Arb&Trans-2010” shpk.

Bëhet fjalë për një pallat të sekuestruar në rrugën “Myslym Shyri” Tiranë pasi në atë objekt janë ndërtuar 2700m2 ndërtim në shkelje të lejes së dhënë shoqërisë “Arb&Trans-2010” shpk me administrator Shyqyri Maloku dhe ish-ortak deri në vitin 2018 shtetasin Arben Maloku.

Në datën 01.10.2022 nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit si dhe Komisariatin Nr.2 Tiranë është kryer këqyrja e objektit pallat në ndërtim e sipër të ndodhur në rrugën “Astrit Sulejman Balluku me subjekt ndërtues shoqërinë “Arb&Trans-2010” shpk, më administrator shtetasin Shyqyri Maloku. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes si dhe bazuar në akt konstatimin e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Drejtoria Tiranë të datës 28.09.2022 rezulton se në këtë objekt janë ndërtuar pa lejen e organeve kompetente rreth 2713.5m2 sipërfaqe ndërtimi me funksion banimi dhe shërbimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb