Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq 7 persona, mes të cilëve katër ish-zyrtarë për veprat penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ për ndërtime pa leje.

NJOFTIMI I PROKURORISE
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.704 të vitit 2021, që bën fjalë për ndërtimet e paligjshme në “Kodrën e Rrapojve”, Himarë, rezultoi se këta shtetas në ushtrim të funksioneve të tyre publike kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke cenuar interesat e ligjshme të shtetit dhe/ose subjekteve të tjera.

Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, dërgon në gjyq shtetasit si më poshtë:

M.B., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimi i paligjshëm”, të parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal;

B.M., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimi i paligjshëm”. të parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal;

Sh.T., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimi i paligjshëm”. të parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal;

R.H., më parë që ka ushtruar detyrën e kryeinspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

M.N., i padënuar më parë që ka ushtruar detyrën e kryeinspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

E.Z., që ka ushtruar detyrën e inspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”. të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe

R.K., më parë që ka ushtruar detyrën e inspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: