TIRANE- Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën ‘Arrest në burg’ për biznesmenin Fejzi Zekaj.

Zekaj, i cili u arrestua dy ditë më parë për llogari të shtetit italian, akuzohet për veprën penale “Trafik narkotikësh”.

ARRESTIMI
39-vjeçari Fejzo Zekaj u arrestua nga Policia e Tiranës dy ditë më parë, pasi ky i fundit ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.
Konkretisht Gjykata e Breshias në Itali kishte nxjerrë urdhër-arrestin për biznesmenin në datën 7 maj 2004. Arrestimi i tij u bë nga sektori i krimit të organizuar në kryeqytet.

39-vjeçari dyshohet se investonte paratë e përfituara nga trafiku i drogës në ndërtim në Shqipëri, kryesisht në Tiranë. Dyshohet se ai është pronar i një firme ndërtimi e cila ka ndërtuar pallate por edhe komplekse vilash në zonat më të lakmuara të kryeqytetit, siç është zona e liqenit apo në farkë. Burime pranë policisë së Tiranës pohojnë për News24 se pas arrestimit të biznesmenit do të sekuestrohen dhe pallatet që janë ndërtuar apo janë në proces ndërtimi nga kjo firmë ndërtimi si edhe do të sekuestrohen gjithë asetet e tij në Shqipëri.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: