Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar për hetimet ndaj Belinda Ballukut, duke deklaruar se përballja e saj me drejtësinë duhet të vijojë pa pengesa politike.

Tabaku akuzon mazhorancën për “mbrojtje politike me kartona” dhe kërkon që SPAK t’i drejtohet Kuvendit për autorizimin e masave të nevojshme. Sipas saj, hetimet dhe faktet e paraqitura nga SPAK po shtohen, ndërsa Parlamenti duhet “t’i hapë rrugë drejtësisë”.

“Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Edhe për Ballukun. Edhe për pushtetin e Ramës”, shprehet Tabaku, duke e cilësuar çështjen një test për Shqipërinë dhe integrimin europian.

Reagimi i plotë:

Sistemi Rama vazhdon të mos habisë askënd.

Belinda Balluku, e pandehur për shkeljen e barazisë në tetë tendera, përballet edhe me akuza të reja për korrupsion dhe pastrim parash.

Hetimet vazhdojnë. Faktet që paraqet SPAK shtohen. Mbrojtja politike me kartona vazhdon!

Kjo mburojë duhet të marrë fund. SPAK t’i drejtohet Kuvendit për autorizimin e masave të nevojshme. Parlamenti t’i hapë rrugë drejtësisë!

Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Edhe për Ballukun. Edhe për pushtetin e Ramës.

Ky është test për Shqipërinë dhe për integrimin europian.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: