TIRANE- Pas përballjes në Gjykatën e Krimeve të Rënda me Shkëlzen Berishën, i cili e ka akuzuar për shpifje, deputeti socialist Taulant Balla thotë se institucionet e drejtësisë po bëjnë “ping pong” me këtë çështje. Kjo për faktin sepse një ditë më parë Gjykata e Lartë shpalli moskompetencë për çështjen duke ia kaluar Krimeve të Rënda, por kjo e fundit e çoi sërish çështjen Berisha-Balla në Gjykatën e Lartë.

Duke folur për mediat pasi la ambientet e Gjykatës, deputeti Balla i bëri apel Prokurorisë që të hetojë me seriozitet çështjen CEZ dhe të vërë përgjegjësit para drejtësisë, duke kthyer gishtin nga Shkëlzen Berisha.
WhatsApp Image 2018-02-15 at 16.02.27
“Jam këtu në respekt të të gjitha gjyqeve për shpifje, trillime, u bërë rreth 15 me familjen Berisha, babai, vajza, dhëndri, djali. Do jem në respekt të gjykatës së vendit tim. Unë jam i gatshëm që kjo çështje të gjykohet një herë më parë. Nuk dua të bëj sot asnjë koment për çështjen CEZ, kjo dosje me vendim të Kuvendit po hetohet në Prokurori. Personi i cili është kallëzuar nga Kuvendi për veprën penale të korrupsionit, së bashku me babain e tij dhe zyrtarë të lartë, tha se nuk ka dijeni. Unë i bëj thirrje prokurorisë ta hetojë këtë dosje me seriozitetin më të madh.

Të respektojnë vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda që i ka kërkuar Prokurorisë të marrë në pyetje persona si Genc Ruli, Sali Berisha, Nue Kalaj, Shkëlzen Berisha, etj. Thotë aty në Gjykatë se i ka siguruar paratë me punë të ndershme, ky njeri që nuk ka punuar asnjë ditë. Nuk i ka thënë punë asnjëherë Mirëmëngjes.

Duke qenë se kjo çështje është për hetim në Prokurori. Ky zotëria, babai i tij, edhe Kryemadhi edhe Basha janë për hetim në Prokurori për këtë çështje. Nëse kjo çështje shkon deri në fund, i garantoj që peshqit e mëdhenj në atë rrjetë do të jenë të shumtë”, tha deputeti Balla.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb