Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu në fjalën e saj në Konferencen e Kryetarëve u ndal tek çeshtjet që lidhen me dezinformimin dhe lajmet e rreme.
Ajo tha se lajmet e shpërndara ditët e fundit për kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe familjarët e tij ishin të rreme dhe me qëllim manipulimin e opinionit publik.
Spahiu theksoi se nevojiten mekanizma ligjorë në të ardhmen për ngarkimin me përgjegjësi të atyre që dezinformojnë.
“Në fundjavë ishim dëshmitarë të një lajmi plotesisht të pavërtetë dhe pa asnje fakt te cilat vendosen ne shenjestër familjare të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS. Mediat të cilat i servirën këto lajme edhe pse u vunë në dijeni të së vërtetës, vazhduan të përhapin shpifjet e hedhura nga Berisha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës. Është e paparanueshme ajo që ndodhi. Duhen gjetur mekanizmat që raste të tilla si ky të marrin përgjegjësitë qoftë edhe penale personat që orkestrojnë lajme të rreme të tilla”.
