Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar situatën e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku dhe hetimet e SPAK, duke pretenduar se pas shtimit të akuzave duhej të ishte paraqitur një kërkesë e re në Kuvend për arrestimin e saj.

E ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon, Tabaku tha se kërkesa nuk duhet të lidhet me dëshirën e opozitës, por me atë që përcakton ligji.

“Duhet të kishim një tjetër kërkesë të re për Ballukun, pasi janë shtuar akuzat. Sot kemi 13, nga 3 që ishin. SPAK duhet ta kishte sjellë kërkesën për Belinda Ballukun, jo se është dëshira ime, por ashtu e thotë ligji. Unë kam frikë nga ligji. Jo kush ka pushtet, të kërcënojë drejtësinë dhe SPAK.”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: