Pas daljes së publikimeve të dosjes së bujshme “Epstein”, policia ka nisur hetimet lidhur me pretendimet se Peter Mandelson i ka dhënë Epstein informacione të ndjeshme ndaj tregut, raporton “skynews”.
Në email dolën biseda mes Epstein dhe Mandelson për çështje qeveritare e politike, në kohën kur Lord Mandelson shërbente si sekretar biznesi dhe zëvendëskryeministër de facto në qeverinë e Gordon Broën.
Dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë tregojnë se Epsteinit iu dërguan diskutime të brendshme të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar pas krizës globale financiare.
