TIRANA

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për Gjergj Cukalin i cili u arrestuar si i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali.
FIllimisht ishte Prokuroria që pushoi çështjen teksa duket se edhe Gjykata e ka pranuar kërkesën.

Balkanëeb mëson se avokatët Alban Bengasi dhe Elton Hyseni kanë bindur Gjykatën të rrëzonte provën e ADN-së duke provuar se ishte marrë nga Policia Gjyqësore në kundërshtim me ligjin.
Edhe Prokuroria e Tiranës e cilësoi në korrik të këtij viti ADN-në e marrë si provë të papërdorshme.

Gjergj Cukali gjithsesi është një personazh i njohur në Tiranë, i etiketuar si ”i forti’ i Rrugës ”Myslym Shyri” në kryeqytet. Në 2004 për një konflikt 100 mijë eurosh Cukali ka marrë peng Fatjon Demirlikën teksa mori një dënim prej 10 vitesh burg.
Ai u arrestua sërish në 2012 për armëmbajtje pa leje, kurse në 2016 u zbulua se Cukali ishte furnitor i një grupi të shpërndarjes së drogës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb