Prokuroria e Posacme vendosi të pushojë hetimet ndaj kryebashkiakut të Libohohës Leonard Hida dhe 4 të pandehurve të tjerë,  të cilët dyshoheshin se gjatë kohës që ishin zyrtarë policie në Gjirokastër kanë lejuar kultivimin e kanabisit.

Hida u hetua nga prokuroria e Gjirokastrës dhe mor i pandehur, por gjykata teksa shqyrtonte cështjen, ishte para faktin se ai ishte zgjedhur kryetar bashkie ndaj shpalli moskompetencën dhe e kaloj dosjen në SPAK.

Gjykata e Posacme pasi vlerësoi aktkkuzën vendosi ta kthejë për hetim të thelluar në SPAK, përderisa shumë nga aktet u shpallën të pavlefshme.

Hida dyshohej se në kohën qe ka ushtruar  detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike. Ai dyshohet se kishte vepruar në bashkëpunim me oficerët Besnik Lika, Hajdin Musaraj, Mariglen Dino, Edmond Late dhe Geraldo Nela.

Por hetimet nuk zbuluan implikim të tyre në veprimtarinë kriminale.

“Nga provat e administruara në kuadër tëkëtij procedimi konkludohet se nuk u siguruar asnjë indicje e dhënë apo provë që rtë dyshuarit, si paspjë e mosveprimeve të kenë realizuar përfitime maeriale ose jo materiale për vetë apo noseprimet e tyre të ketë patur qëllim përfitime të padrejta për persona të tjerë”, theksohet në dosjen e SPAK. Nisur nga më lartë, të pandehurve ju është bërë me dije pushimi i hetimeve. Pritet që prokurorja Enkelejda Millonai ti drejtohet gjykatës së Posacme me kërkesën për pushimin e cështjes penale ndaj 5 të pandehurve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb