Kompania “AUSTRIAN CONSTRUCTION ALBANIA” ka reaguar në lidhje me njoftimin e Policisë së Tiranës se 3 rezidenca pa leje ishin ndërtuar në zonën e Saukut.

Kompania përgënjeshtron Policinë duke deklaruar se ndërtimet kanë qenë me leje.

“Referuar shkresës së miratuar (bashkëlidhur në vazhdim), sipërfaqja totale e ndërtimit është 13666.6 m² mbi tokë dhe 10314.9 m² nën tokë.

Ndërkohë, bazuar në situatën faktike në sheshin e ndërtimit aktualisht janë: 13094 m² sipërfaqe totale mbi tokë dhe 9199.1 m² sipërfaqe nën tokë”, thuhet në reagim.

Sipas kompanisë leja e ndërtimit është marrë për 33 vila, dhe momentalisht janë ndërtuar 31 të tilla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Miratimin e lejes së ndërtimit për “Kompleks rezidencial me objekte banimi 1, 2 dhe 3 kat me 1 dhe 2 kat nëntokë, me pishina, basen ujor, mur rrethues dhe kabinë elektrike, në rrugën e “Elbasanit”, Njësia Strukturore TR/157, Tiranë, në pronë Vladimir Kosta, Dhurata Bogdani, Shpëtim Gjuzi, Enver Gjuzi, me zhvillues shoqëria “AUSTRIAN CONSTRUCTION ALBANIA” sh.p.k dhe subjekt ndërtues shoqëria “LANI” sh.p.k.” Mbështetur në nenin 8, pika 2; nenin 9, pika 1/1, shkronja “b”; nenin 23, pika 14; nenin 64 shkronja “a”, të ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 për “Vetëqeverisjen vendore”; nenet 29 dhe 39 të ligjit nr.107/2014, datë 31.07.2014 për “Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” (i ndryshuar); Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.408, datë 13.05.2015 për “Miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit” (i ndryshuar); Vendimin e KKT-së nr.1, datë 14.04.2017 “Për miratimin e planit të përgjithshëm vendor, Bashkia Tiranë”;

Leja-vendimi

Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.158, datë 26.12.2019, për “Sistemin e taksave dhe
tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, (i ndryshuar); Urdhëresën e Kryetarit të Bashkisë nr. 8741, datë 21.03.2016 “Për procedurën e shqyrtimit të aplikimeve të lejes së zhvillimit/ndërtimit, deklaratë paraprake për kryerje punimesh, çertifikatë përdorimi, gen plane azhornimi dhe përditësimet e infrastrukturave të tjera” (e ndryshuar); ”Urdhrin nr. 11987, datë 20.04.2016 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë “Për ngritjen e Këshillit Teknik të Bashkisë Tiranë” (i ndryshuar); Manualin e Procedurave dhe Organizimit të Këshillit Teknik të Bashkisë Tiranë, miratuar me vendimin nr. 11987/1 datë 20.04.2016 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë (i ndryshuar); Lejen e Zhvillimit miratuar me Vendimin nr. R-6579/5,
datë 09.08.2020, të Kryetarit të Bashkisë Tiranë si dhe mbështetur në opinionin e datës 13.04.2021 të Këshillit Teknik, lidhur me shqyrtimin e kërkesës dorëzuar elektronikisht me numër aplikimi AN200120210093 dhe protokolluar në Bashkinë e Tiranës me nr.prot. R-1539, datë 20.01.2021, për leje ndërtimi për “Kompleks rezidencial me objekte banimi 1, 2 dhe 3 kat me 1 dhe 2 kat nëntokë, me pishina, basen ujor, mur rrethues dhe kabinë elektrike, në rrugën e “Elbasanit”, Njësia Strukturore TR/157, Tiranë, në pronë Vladimir Kosta, Dhurata Bogdani, Shpëtim Gjuzi, Enver Gjuzi, me zhvillues shoqëria “AUSTRIAN CONSTRUCTION ALBANIA” sh.p.k dhe subjekt ndërtues shoqëria “LANI”
sh.p.k”,

V E N D O S A:
1. Të miratoj leje ndërtimi për “Kompleks rezidencial me objekte banimi 1, 2 dhe 3 kat me 1 dhe 2 kat nëntokë, me pishina, basen ujor, mur rrethues dhe kabinë elektrike, në rrugën e “Elbasanit”, Njësia Strukturore TR/157, Tiranë, në pronë Vladimir Kosta, Dhurata Bogdani, Shpëtim Gjuzi, Enver Gjuzi, me zhvillues shoqëria “AUSTRIAN CONSTRUCTION ALBANIA” sh.p.k dhe subjekt ndërtues shoqëria “LANI” sh.p.k”, sipas planit të vendosjes së zonës së zhvillimit bashkëlidhur vendimit.
2. Afati i lejes ndërtimit është 48 muaj sipas grafikut të punimeve. Ky afat fillon nga data e fillimit të punimeve të ndërtimit.

3. Zhvilluesi/subjekti, sipas marrëveshjes ndërmjet tyre, autorizohet të kryejë pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë, në vlerën 130 307 484 Lekë.

4. Formulari i lejes së ndërtimit i jepet zhvilluesit vetëm pas konfirmimit të pagesës për shlyerjen së taksës së ndikimit në infrastrukturë nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, dorëzuar elektronikisht, përmes llogarisë suaj në portalin e-Albania.

5. Para fillimit të punimeve të kryhet prishja e strukturave ekzistuese sipas përcaktimeve në deklaratat e prishjeve.
6. Zhvilluesi është subjekt i përcaktimeve të ligjit nr.22/2018 “Për strehimin social”1, sipas aplikimit të kryer në datën 20.01.2021, i cili ka depozituar në sistem deklaratat noteriale me nr. 5350 repertor, nr. 2978/1 koleksion, datë 24.12.2020, dhe nr. 362 repertor, nr. 56 koleksion, datë 01.04.2021, ku deklaron se do kalojë si fond të banesave sociale 3 për qind të sipërfaqes funksionale banim. Sipërfaqja takuese që zhvilluesit i takon për të kaluar në favor të fondit publik të banesave sociale është 560.3 m2 (e cila është llogaritur nga sipërfaqja totale e banimit prej 18 677.5 m2), ku sipas shkresës përcjellëse protokolluar në Bashkinë Tiranë me nr.14286 prot, datë 06.04.2021, zhvilluesi deklaron se nga kjo sipërfaqe, 555.8 m2 do jepen në sipërfaqe banimi tek kjo leje ndërtimi, kurse diferenca prej 4.5 m2 do jepet në vlerë leku në shumën 360 000
lekë, (sipas çmimit të referencës për zonën 2/5 i cili është 80.000 lek/m2). Kjo vlerë vendoset në autorizimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë.

7. Zhvilluesi të marrë të gjitha masat për të gjitha përforcimet e skarpateve dhe të godinave në kufijtë e zonës së zhvillimit, në mënyrë që të mos ketë dëme të shkaktuara, qoftë edhe të përkohshme në pronat kufitare. Për çdo dëmtim apo shkarje të rrugëve dhe/ose të objekteve fqinjë, zhvilluesi do të mbajë përgjegjësi ligjore.

8. Për çdo ndërhyrje në rrjetin e infrastrukturës publike sipas projektit, të kontaktohet me
institucionet përkatëse, në mënyrë që të mos krijohen probleme në rrjetin publik.
9. Gjatë fazave të ndërtimit do të kryhen kontrolle dhe do të depozitohen pranë autoritetit vendor nga subjektet e licensuara në fushën e mbikqyrjes së punimeve të ndërtimit sipas fazave të mëposhtme:
a) Ngritja e kantierit të punimeve, përfshirë murin rrethues;
b) Piketimi i strukturave;
c) Përfundimi i themeleve dhe kuota 0.00;
ç) Përfundimi i karabinasë për të gjithë objektet;
d) Përfundimi i fasadave dhe rifiniturave të strukturës së re, përfshirë instalimet elektrike, të ngrohjes, ftohjes, hidraulike, të komunikimit elektronik;
dh) Përfundimi i sistemimit të jashtëm, në planin e vendosjes së strukturës së re, përfshirë vendosjen e kutisë postare dhe lidhjen me infrastrukturat publike ekzistuese.
· Autoriteti Vendor (DKZHT-ja) mund të verifikojë konformitetin e akteve të kontrollit sipas
përcaktimeve të nenit 27/1 të VKM-së nr. 408, datë 13.05.2015.

Të gjelbërohet sheshi objekt zhvillimi dhe të mbillen pemë çdo 4 metra gjatë trotuarit të rrugës kryesore përbri pronës.
12. Të mos bëhen ndryshime nga projekti i miratuar, pa miratimin paraprak nga Bashkia e Tiranës, sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin në fuqi.
13. Në rast të mosplotësimit brenda afateve të kushteve të përcaktuara në pikën 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi, nga subjekti zhvillues, Kryetari i Bashkisë vendos masa të tjera të përshtatshme, deri në revokimin e vetë lejes së miratuar.
14. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
15. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T AR
ERION VELIAJ

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Wrong Project”, si rezultat i aksionit policor me objektiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme.

Duke shpërdoruar detyrën, lejuan ndërtimin pa leje të tri objekteve në një zonë rezidenciale në Sauk, vihen në pranga 5 inspektorë të IMT Tiranë dhe në hetim 1 tjetër. Shpallen në kërkim 3 shtetas me të njëjtën detyrë.

Më tej, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë (administratorë të subjektit ndërtues dhe zbatues të projektit për ndërtimin e tri objekteve).

Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve intensive në terren, të kryera së fundi, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Hapësira publike”, me objektiv konstatimin dhe ndëshkimin e rasteve të pushtimit të hapësirave publike, me ndërtime të paligjshme dhe/ose me aktivitete fitimprurëse, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Wrong Project”, në kuadër të të cilit evidentuan 3 raste në fushën e ndërtimeve të paligjshme, në një zonë rezidenciale në Sauk.

Për këto raste:

-u ndaluan me iniciativë shtetasit Gj. M., 38 vjeç, K. R., 48 vjeç, A. D., 35 vjeç, O. C., 41 vjeç dhe E. D., 32 vjeç; u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. D., 35 vjeçe, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Xh. M., 32 vjeç, K. D., 37 vjeç dhe A. N., 46 vjeç, të gjithë me detyrën Inspektor i IMT Tiranë, pasi dyshohet se me mosveprimet/veprimet e kryera duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar ndërtimin pa leje, të 3 banesave, në zonën rezidenciale. Veprimet operacionale për këta shtetas u kryen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-u ndaluan shtetasit B. Xh., 35 vjeçe dhe R. Gj., 36 vjeç, me detyra përkatëse drejtuese teknike dhe inxhinier i subjektit për llogari të të cilit janë ndërtuar tri objektet, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. K., 55 vjeçe dhe S. S., 67 vjeç, bashkadministratorë të subjektit ndërtues, dhe shtetasja E. Sh.(Ç.), 45 vjeçe, arkitekte në këtë subjekt. Veprimet operacionale për këta shtetas u kryen për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim. Gjithashtu, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale individuale të 14 shtetasve të implikuar në këtë rast.

Ndërkaq, kontrollet dhe verifikimet në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Hapësira publike”, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb