Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy është shpallur sot pjesërisht fajtor në gjyqin për korrupsion në çështjen e fondeve të fushatës nga Libia.
Agjencia e lajmeve “Reuters” raporton se një gjykatë në Paris shpalli sot ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy fajtor për konspiracion kriminal në një gjyq, në të cilin ai u akuzua për marrjen e miliona eurove në financim të paligjshëm nga diktatori i ndjerë libian Muammar Gaddafi për kandidaturën e tij të suksesshme presidenciale në vitin 2007.
Megjithatë, Sarkozi u lirua nga të gjitha akuzat e tjera, duke përfshirë korrupsionin pasiv dhe financimin e paligjshëm të fushatës.
Sarkozi u akuzua se ka bërë marrëveshje me Gaddafi -in në vitin 2005, kur ai ishte ministër i Brendshëm i Francës.
Marrëveshja konsistonte në marrjen e fodneve për fuhsatë në këmbim të mbështetjes së qeverisë libiane të atëhershme.
Sarkozy, 70 vjeç, ka qenë në gjyq që nga janari me akuzat për “fshehje të përvetësimit të fondeve publike, korrupsion pasiv, financim të paligjshëm të fushatës dhe konspiracion kriminal me qëllim kryerjen e një krimi”.
