Ish-Presidenti i Katalunjës, Carles Puigdemont është arrestuar në kufurin gjerman teksa po udhëtonte drejt Belgjikës nga Finlanda, ka lajmëruar avokati i tij ditën e sotme.

Të shtunën, Puigdemont hodhi poshtë përpjekjet e policisë finlandeze për ta arrestuar atë nën një urdhër-arresti evropian, i cili u riaktivizua nga një gjyqtar i Gjykatës së Lartë Spanjolle disa ditë më parë.

Puigdemont kërkohet nga Spanja pasi akuzohet për “rebelim” dhe “kryengritje”. Ish-presidenti katalanas, i cili jeton në mërgim në Belgjikë, vizitoi Finlandën të enjten për bisedime me ligjvënësit.

Tensionet po përshkallëzohen në Katalunja dhe partitë separatiste kanë braktisur planet për të emëruar një President të ri pas arrestimit të kandidatit të fundit.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: