Një 44-vjeçar u arrestua nga policia e Shkodrës, pasi akuzohet për kultivim droge. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Gjovalin Guri.

NJOFITMI I POLICISE
Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas në kërkim, i cili akuzohet se ka kultivuar bimë narkotike në fshatin Prekal. Në momentin e ndalimit, atij iu gjet një mjet prerës (thikë). Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Forcës Operacionale, kapën dhe ndaluan shtetasin Gjovalin Guri, 44 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kultivuar në fshatin Prekal, njësia administrative Postribë, 90 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në vitin 2021.

Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit në çantën e këtij shtetasi, u gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: