Viti i Ri në Spanjë, festa e bërë në Barcelonë, po i kushton shtrenjtë Dani Alves, pasi policia spanjolle ka konfirmuar se ka hapur një hetim ndaj futbollist brazilian për dhunë seksuale ndaj një vajze, ngjarje kjo e ndodhur në një diskotekë:

“Një vajzë ka referuar në polici se 39-vjeçari i ka futur duart në mbathje, vajza në fjalë ka njoftuar miqtë e saj, më pas kanë ardhur rojet e diskotekës, me këta të fundit që kanë njoftuar policinë, por Dani Alves ishte larguar nga diskoteka”, lexohet në raportin e publikuar nga mediat.

Dani
Dani

Ish futbollisti i Barcelonës, Juves dhe PSG ka mohuar në mënyrë kategorike këto akuza: “Dua të përgënjeshtroj gjithçka. Po, kam qenë në atë diskotekë, me persona të tjerë, duke u argëtuar. Kush me njeh e di se kam shumë qejf të kërcejë. Jam argëtuar, kam kërcyer, por pa cenuar hapësirën e askujt. Nuk e di se kush është kjo zonjë. Jo, nuk kam bërë atë që ajo pretendon. Kjo deklaratë më bën të ndihem keq, i bën keq edhe njerëzve të mijë”, u shpreh Dani Alves.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb