Futbollisti i Stuttgart, Atakan Karazor është vënë në pranga nga policia. Mesfushori gjerman akuzohet se ka përdhunuar një 18 vjeçare në Ibiza. Sipas asaj që bën të ditur policia, Karazor dhe shoku i tij janë arrestuar pasi vajza në fjalë kishte kërkuar ndihmë nga autoritetet.

Vendimi për të 2 personat do të merret në ditët në vijim. Në Gjermani dhe jo vetëm, mediet kanë bërë publik rastin dhe të gjithë janë në pritje për të mësuar më shumë të reja.

Klubi i Stuttgart ka shkruar në rrjetet sociale: Mesfushori i #VfB Atakan #Karazor u arrestua teksa ishte me pushime në Ibiza. Ai mohon çdo vepër penale. VfB është në kontakt të vazhdueshëm me avokatët e saj.

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: