Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit.

Mataj akuzohet për përvetësimin e rreth 700 milionë lekëve. Ndërkohë, për dy ish-vartëset e saj, Paola Danaj dhe Valbona Duni, është lënë në fuqi masa “arrest në shtëpi”.

Vendimi i Apelit konfirmon masat e sigurisë të vendosura ndaj tre të pandehurave, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb